Frontex akuzohet për kthimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia në Turqi
Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex mbuloi shumë incidente të kthimit të paligjshëm të emigrantëve nga Greqia në Turqi.
Zyrtarë të lartë të agjencisë kryen “sjellje të pahijshme dhe parregullsi ” duke mbuluar ose duke mos hetuar siç duhet shkelje të tilla të të drejtave të njeriut. Këtë nxjerr në pah raporti i OLAF mbikëqyrësi kundër mashtrimit pjesë e Bashkimit Europian.
“Duke bërë këtë, ata penguan kapacitetin e Frontex për të përmbushur plotësisht përgjegjësitë e tij, përkatësisht sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave themelore”, thuhet në raport.
Më 5 gusht 2020, një anëtar i Frontex raportoi shqetësimet e tij në një email pasi një avion i Frontex dëshmoi se autoritetet greke detyronin një varkë emigrantësh të kthehej në ujërat turke.
Frontex koordinon operacionet e kërkim-shpëtimit dhe përgjimit të kufijve në emër të 27 vendeve të BE-së.
Kthimet me forcë i njerëzve përtej kufirit ndërkombëtar pa një vlerësim të të drejtave të tyre për të aplikuar për azil ose mbrojtje tjetër, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta