Ftesë për paqe e mbështetje, presidenti i Ukrainës fton Putin të takohen në rajonin e luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy sfidon homologun e tij rus Vladimir Putin duke e ftuar të takohen në lindje të Ukrainës, në rajonin Donbass në përpjekje për të nisur bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit dhe përshkallëzimit të tensioneve mes dy shteteve.
Përmes një video mesazhi Zelenskiy nxiti përkrahësit perëndimorë të Kievit të japin “sinjale të qarta” se ata do të ishin të gatshëm të mbështesnin vendin në ballafaqimin me Rusinë.
Presidenti theksoi se vendi do të mbrohet në çdo moment.
“A e dëshiron Ukraina luftë? – jo! Por a është Ukraina e gatshme për luftë? – po! A do të ndalojë Ukraina përpjekjet që të arrijë paqen me mjete diplomatike? – Jo, kurrë! Por, a do të mbrohet Ukraina në rast se ndodh diçka? – Gjithmonë! Qëndrimi ynë është i thjeshtë – Ukraina nuk e fillon kurrë e para luftën, por Ukraina qëndron gjithmonë deri në fund. Ne nuk shkatërrojmë toka dhe njerëz të tjerë. Por kjo nuk do të thotë që ne do të lejojmë të na shkatërrojmë! Z. Putin, unë jam gati të shkoj edhe më tej dhe ju ftoj të takohemi kudo në Donbas të Ukrainës, ku ka luftë”, u shpreh president i Ukrainës.
Kiev dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën për shtimin e përplasjeve në Donbass, ku trupat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt që Ukraina thotë se ka nga viti 2014 vrarë 14,000 njerëz.
Ukraina, aleatët e saj perëndimorë dhe NATO e kanë akuzuar Rusinë se ka provokuar duke grumbulluar trupa ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Krime.
Rusia nga ana e saj akuzon Shtetet e Bashkuara dhe NATO për “aktivitet provokues” në rajonin e Detit të Zi.
Tensionet e shtuara e kanë shtyrë Ukrainën të nxisë vendet anëtare të NATO-s të pranojnë Ukrainën në aleancën ushtarake.
BE, por edhe SHBA së fundmi kanë bërë thirrje që të ulen tensionet duke i tërhequr vëmendjen herë pas here Rusisë.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet Rusi-Ukrainë, Moska shton trupat në kufi, Kievi: Së shpejti 120 mijë njësi
Tensionet Rusi-Ukrainë, Zelenskiy në Paris: Mjaft më në dhomën e pritjes të BE-së
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta