Fundi i Alitalia-s, kompania italiane mbyll aktivitetin pas goditjes nga COVID
Kompania ajrore italiane Alitalia mbyll sot aktivitetet e saj, pas 74 vjetësh në biznes.
Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë që prej shumë vitesh përballej me probleme të vazhdueshme.
Gjatë 20 viteve, Alitalia i kushtoi shtetit italian rreth 13 miliardë euro humbje.
Të hënën punonjësit e Alitalia protestuan në Romë për të kërkuar mbështetje nga qeveria.
Edhe vitin e kaluar ata protestuan duke kërkuar zgjidhje.
Alitalia tanimë do t’ia japë stafetën një kompanie të re, Italia Trasporto Aereo (ITA), që do të ketë në bord vetëm 2.800 punonjës, ndërsa 10.800 persona të tjerë që aktualisht punojnë për Alitalia rrezikojne te mbeten të papunë.
Kompania e re do të jetë një kompani ajrore plotësisht publike.
Punonjësit do të kenë pagat e reduktuara dhe përfitimet e tyre do të shkurtohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta