Fundi i epokës Merkel, Gjermania voton sot për të zgjedhur kancelarin e ri

26 Shtator 2021 | 09:32

Këtë të diel në Gjermani zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilësuar edhe si fundi i epokës së kancelares Angela Merkel e cila ka vendosur të tërhiqet pas 16 vitesh në krye të vendit. 60.4 milionë qytetarë të moshës mbi 18 vjeç zgjedhin sot 598 anëtarët e Bundestagut.

Por cilat janë pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve?

Sondazhet e fundit i japin qendrës së majtë SPD një epërsi të ngushtë ndaj konservatorëve të Merkel. Por një gjë është e qartë, kushdo që fiton do të duhet të krijojë një koalicion.

Tri janë partitë që mund të sigurojnë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar koalicion dhe të zgjedhin kancelarin e ardhshëm, CDU, SPD dhe të Të Gjelbërit. Edhe pse emri i partisë fituese bëhet me dije gjatë orëve të natës, përbërja e qeverisë së ardhshme dihet vetëm pasi fituesi të jetë në gjendje të formojë një shumicë absolute në parlament me një ose dy parti të tjera. Kështu që edhe emri i kancelarit të ardhshëm që do të zëvendësojë Merkel nuk do të mësohet menjëherë ndoshta do të duhen edhe muaj. Olaf Scholz nga SPD është ai që kryeson në sondazhe, pasuar nga Armin Lascht nga CDU dhe Anna Baerbocka nga të Gjelbërit.

Por si zgjidhet kancelari?

Zakonisht është partia e koalicionit me më shumë vende në Bundestag ajo që zgjedh kancelarin. Por ndërtimi i koalicionit kërkon kohë pasi partitë duhet të bien dakord për bazat e përbashkëta dhe të merren vesh për emërimet ministrore.

Kur arrihet një marrëveshje, anëtarët e parlamentit të sapozgjedhur votojnë për të miratuar kancelarin e ri. Ndaj kancelaren Merkel do ta shohim në krye të detyrës deri në momentin kur Bundestagu të zgjedhë pasuesin e saj.

Sa i përket koalicioneve katër janë kombinimet e mundshme të cilët janë emërtuar edhe sipas ngjyrave që përfaqësojnë partitë:

Koalicioni Semafor  SPD, FDP dhe të Gjelbërit;

Koalicioni Xhamajka CDU FDP Të gjelbërit;

Koalicioni Kenia CDU/CSU SPD dhe të Gjelbërit;

Koalicioni Gjermani SDU/CSU, SPD dhe FDP;

Koalicioni kuq-jeshil SPD Të majtët dhe të Gjelbërit

Të gjitha  partitë kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të djathtën ekstreme të AFD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026