Fundi i rrugëtimit të Amal, kukulla gjigante vizitoi 7 shtete evropiane
Pas të paktën 3 muajsh vogëlushja Amal mbyll udhëtimin e saj në Evropë.
Kukulla gjigante 3.5 metra e lartë ka përshkruar 4970 milje në të gjithë Europën për të arritur në destinacionin e fundit Mancester të Britanisë së Madhe, ku do të qëndrojë deri në fillim të muajit nëntor.
Amal argëtoi shumë fëmijë e njerëz në vendet ku ndaloi në Romë, Francë, Gjermani por duke çuar një mesazh të fortë, të ndihmohen fëmijët refugjatë.
Amal ndaloi në plot shtatë shtete evropiane, por ajo edhe u argëtua nga mikëpritja që ju ofrua.
Gjatë udhëtimit vogëlushja që simbolizon një vajzë siriane 9-vjeçare ishte në kërkim të nënës së saj.
“Ajo përfaqëson të gjithë fëmijët që kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, disa janë larguar me familje, të tjerë kanë ikur vetëm në kërkim të një jete më të mirë në një tjetër shtet, në kërkim të sigurisë, në kërkim për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Sarah Loader, menaxhere e projektit.
Amal e nisi rrugëtimin në 27 korrik nga Gaziantep në Turqi, një zonë në kufi me Sirinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta