Fundi i skllavërisë, Biden shpall festë zyrtare 19 qershorin, Harris: T’u mësojmë historinë fëmijëve
Presidenti i SHBA, Joe Biden nënshkroi një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Kjo ditë do të përkujtohet çdo vit më 19 qershor.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se beson që ky mund të jetë një nga nderimet më të mëdha që ai ka si president.
Një deklaratë të tillë presidenti e dha pasi Kongresi miratoi projekt-ligjin me mbështetje partiake.
“Pra, ndërsa përkujtojmë historinë e ‘Juneteenth’, ashtu siç bëmë vetëm disa javë më parë me historinë e masakrës së Tulsa, ne duhet të mësojmë nga historia jonë dhe duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë historinë, sepse ajo është pjesë e jona si komb”, tha Kamala Harris, zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara.
Disa ligjvënës republikanë kundërshtuan përpjekjen, duke thënë se krijimi i festës federale ishte një tentativë për të festuar “politikën e identitetit”.
Shumica dërrmuese e shteteve e njohin ‘Juneteenth’ si një festë ose i kushtojnë nderime kësaj dite, dhe shumica e shteteve zhvillojnë festime. ‘Juneteenth’ është ditë pushimi me pagesë për punonjësit e shtetit në Texas, New York, Virginia dhe Washington.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta