Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një anije me 68 emigrantë në bord është fundosur.
Mediat greke bëjnë me dije se 9 persona janë gjetur deri më tani, ndërsa 59 të tjerë janë zhdukur.
Sipas informacioneve të ERT, anija me emigrantët me origjinë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani ishte nisur nga Izmiri dhe u fundos në ujërat greke.
“Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, L.S.-EL.AKT, ka njoftuar në orët e para të ditës së sotme rreth orës 11, për një anije në rrezik, pa detaje të tjera, megjithatë pa treguar vendin e saktë ku ndodhet anija ose ndonjë detaj tjetër që mund të përcaktojë pozicionin e saktë të anijes.
Më pas u konstatua se mjeti lundrues ndodhej në zonën më të gjerë detare të Ngushticës së Kafiresë, ndërsa anija në det të hapur L.S.-EL.AKT. Sipas të dhënave të mësipërme, në bordin e një gomoneje I/F, e cila u fundos në juglindje të ishullit shkëmbor të lartpërmendur, ndodheshin rreth 68 persona. Duhet theksuar se në momentin e gjetjes së tyre, asnjë nga personat e shpëtuar nuk kishte jelek shpëtimi’- thuhet në njoftimi i rojes bregdetare për mbytjen e anijes.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 viktima dhe 60 të zhdukur, mbytet anija në Nigeri
- Mbytet gomonia me klandestinë në brigjet e Libisë, 11 viktima