Furnizimi me vaksina, Von der Leyen: T’i dhurojmë Ballkanit, tepricat e Evropës
Pas këshillit të jashtëzakonshëm virtual për situatën e pandemisë COVID-19, dhe përveç përsëritjes së kontratave të ndryshme të nënshkruara nga BE për sigurimin e vaksinës, si dhe kategorive të shoqërisë që priten t’i marrin të parat kur vaksina të jetë gati, Presidentja e Komisionit konfirmoi se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga platforma ndërkombëtare Covax për sigurimin e vaksinave të para.
Ndërsa shtoi se ekziston dhe mundësia që vendet anëtare të dhurojnë tepricat e tyre, për shembull për Ballkanin.
“Në lidhje me pyetjen për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe impresoniuesi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Është GAVI mbikëqyrësi organizativ i platformës Covax. Dhe ka një mundësi tjetër, nëse ndodh që vendet anëtare të kenë më shumë doza, ata janë sigurisht të aftë edhe iu lejohet ligjërisht t’ia dhurojnë ato doza, për shembull Ballkanit Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e Këshillit të Evropës, Von der Leyen theksoi se BE duhet të heqë kufizimet e coronavirusit ngadalë dhe gradualisht për të shmangur një valë tjetër të infeksioneve. Duke u ndalur tek buxheti 1.8 trilionë euro dhe vetoja që ka vendosur Hungaria dhe Polonia, presidentja nënvizoi se situata është serioze dhe bëri thirrje që anëtarët e BE duhet të negociojnë.
Edhe kreu i Këshillit të Evropës Charles Michel vuri theksin tek nevoja urgjente për implementimin e paketës financiare çka do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.
Lexoni gjithashtu:
Shpërndarja e vaksinës së Pfizer mund të fillojë brenda dhjetorit
A do të funksionojë vaksina kundër COVID-19 dhe a do të sjellë ajo fundin e pandemisë?
Vaksina e Oxford prodhon përgjigje imune tek personat mbi 56 vjeç
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta