Furnizimi me vaksinën COVID-19, Komisioni Evropian marrëveshje me ‘Curevav’, në bisedime edhe me ‘Moderna’

17 Nëntor 2020 | 11:08

Shtetet evropiane janë duke përjetuar një valë të dytë të pandemisë, por shpresat shtohen se shumë shpejt çdo gjë do të përfundojë dhe kjo falë vaksinave të cilat çdo ditë raportohen se po rezultojnë më efektive.

Në kushte të tilla Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me firmën gjermane bioteknike ‘CureVac’ për të siguruar deri në 405 milionë doza të vaksinës së saj të mundshme COVID-19.

“Unë jam e lumtur të njoftoj një marrëveshje të re. Të martën do të autorizoj një kontratë të re për të siguruar një tjetër vaksinë COVID-19 për evropianët”, – u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der leyen.

Marrëveshja me ‘CureVac’ ndjek marrëveshjet e furnizimit që Komisioni ka arritur  edhe me kompanitë ‘AstraZeneca’, ‘Johnson & Johnson’, ‘Sanofi’ dhe ‘Pfizer’ për furnizimin e vaksinave të tyre të mundshme.

Presidentja e Komisionit gjithashtu tha se ajo shpresonte të përfundonte një marrëveshje edhe me kompaninë ‘Moderna’, e cila një ditë më parë bëri me dije se vaksina e saj ishte 95% efektive.

Edhe Komisionerja evropiane e Shëndetësisë u shpreh se unioni është në bisedime me kompaninë ‘Moderna’ për të siguruar doza të vaksinës. Ajo shtoi se testet e deritanishme të bëra me dije nga kompania amerikane ishin inkurajuese.

Përtej optimizmit për vaksinat e reja OBSH shprehet se duhet ende të tregohet kujdes deri në momentin e rezultateve përfundimtare dhe të sigurta.

“Kjo nuk është koha për vetëkënaqësi. Ndërsa  vazhdojmë të marrim lajme inkurajuese në lidhje me vaksinat COVID-19 dhe jemi optimist, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e rasteve që po shohim në disa vende. Veçanërisht në Evropë dhe Amerikë, punonjësit shëndetësorë dhe sistemet shëndetësore janë në pikun e tyre”, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH-së.

Ekspertët  thanë se OBSH do të bashkëpunojë me të gjithë zhvilluesit dhe kompanitë e vaksinave COVID-19 për planin  (COVAX)”. Sipas tyre, vaksina e coronavirusit mund të arrijë një furnizim shumë të kufizuar deri në gjysmën e parë të vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026