Furnizimi me vaksinën, KE në marrëveshje me kompanitë për të siguruar miliona doza

10 Nëntor 2020 | 11:19

Ministri gjerman i Shëndetësisë bëri me dije se në ditët në vijim Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë  BioNTech dhe partnerin e saj Pfizer për të siguruar vaksinën anti-COVID-19, e cila një ditë më parë u raportua se ishte 90% efektive.

Komisioni Evropian është në fazën e fundit të bisedimeve me kompanitë për furnizimin me 200 milion doza të vaksinës dhe mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza të tjera.

Ministri gjerman theksoi se vaksina nuk do të jetë në dispozicion para tremujorit të parë të 2021 por shtoi se priste që ajo të aprovohej sa me shpejt. Zyrtari i lartë gjerman e cilësoi lajmin mbi vaksinën si “një dritë në fund të tunelit”.

 

Lexoni gjithashtu:

”Vërtetohet” deklarata e Trump, vaksina del pesë ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA

Shpresë dhe dyshime, a do t’i japë fund pandemisë krijimi i vaksinës 90% efektive?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026