Fushata e vaksinimit në Evropë, liderët e vendeve të BE, apel qytetarëve t’i bashkohen procesit

28 Dhjetor 2020 | 10:01

Të moshuarit dhe stafi mjekësor ishin grupet e para që u vaksinuan kundër COVID-19, teksa vendet e BE-së nisën fushatën e cilësuar si “çelësi” drejt mposhtjes së pandemisë.

Vaksina është një dritë shprese për kontinentin e vjetër, ku infektimet po rriten sërish dhe ekziston frika nga varianti i ri i coronavirusit.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kenë vullnet për t’u vaksinuar. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. Ato mbrojnë jo vetëm njeriun, por edhe ambientin përreth tyre.  

Ne jemi të përgatitur, kemi hartuar një strategji të përbashkët vaksinimi, që tregon se është më mirë të jesh në grup me 27 vendet anëtare sesa i vetëm”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Numri i të vaksinuarve në ditët e para ishte kryesisht simbolik dhe do të duhen muaj përpara se vaksina t’i administrohet shumicës dhe për të përfytyruar një kthim në normalitet.

Por Evropa ka probleme të shumta edhe me ata që e kundërshtojnë vaksinën. Në Francë, Poloni dhe Hungari, mbi 40% e qytetarëve refuzojnë të vaksinohen.

Për të inkurajuar njerëzit ta ndërmarrin këtë hap, disa liderë kanë dalë vullnetarisht për t’u vaksinuar. Në Greqi ishin kryeministri dhe presidentja.

“Për këtë Krishtlindje, shkenca na ka bërë dhuratën më të mirë. Pas punës së palodhur të studiuesve, që kaluan net të vështira në përpjekje për të na i sjellë në kohë, vaksina është gati të përballet me pandeminë”, tha Katerina Sakellaropoulou, presidente e Greqisë.

Në Itali, një nga vendet evropiane më të prekura nga COVID-19, një politikan u bëri thirrje qytetarëve të marrin vaksinën, për të rifituar lirinë dhe për të qenë në gjendje të përqafojnë sërish njëri-tjetrin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026