G7: Duhet rihapur Hormuzi dhe zgjidhur konflikti në Iran
Ministrat e Financave të vendeve të G7 kanë bërë thirrje për rikthimin e lëvizjes së lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se zgjidhja e konfliktit në Iran është thelbësore për stabilitetin ekonomik global.
Në komunikatën përfundimtare të takimit të zhvilluar në Paris, përfaqësuesit e ekonomive më të mëdha botërore shprehën shqetësimin për pasojat që tensionet në Lindjen e Mesme po shkaktojnë në ekonomi.
Sipas deklaratës, pasiguria globale ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike dhe inflacionin, ndërsa konflikti i vazhdueshëm po ushtron presion mbi zinxhirët e furnizimit me energji, ushqime dhe plehra kimike.
“Pasiguria ekonomike globale ka rritur rreziqet për rritjen dhe inflacionin, në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, veçanërisht përmes presioneve mbi zinxhirët e furnizimit me energji, ushqim dhe plehra, duke prekur veçanërisht vendet më të cenueshme”, thuhet në deklaratë.
Ministrat e G7 theksuan se për të shmangur pasoja më të rënda ekonomike, nevojitet një rikthim i shpejtë i qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.
“Për të zbutur këto ndikime negative, ne e pranojmë se një kthim i shpejtë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit janë të domosdoshme”, përfundon komunikata e G7.
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz