Gabriel Escobar: BE të çelë negociatat me Shqipërinë dhe RMV brenda vitit

28 Tetor 2021 | 18:03

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar tha sot që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, do të ishte mirë të nisnin brenda këtij viti, gjatë një raportimi përpara senatorëve amerikanë.

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka anëtarësimin në BE si të vetmen alternativë.

“Sinjali më i mirë do të ishte nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit. Anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë për rajonin”, u shpreh Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se palët duhet të lënë menjanë dallimet.

“Po mbështesim gjithashtu dialogun për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është një proces ku palët duhet të tejkalojnë dallimet”, tha Grabriel Escobar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026