Gagarin, miti i hapësirës, shënohen 60 vite nga orbita e kozmonautit sovjetik përqark botës
Gjashtëdhjetë vite më parë, një njeri udhëtoi në hapësirë për herë të parë. Orbita e Yuri Gagarin përqark botës ishte një arritje e madhe për ish-Bashkimin Sovjetik, që fitoi kështu garën me Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e eksplorimit të hapësirës.
“Ai i donte shumë njerëzit. Ai u përpoq t’i ndihmonte të gjithë kur kishte mundësi. Ai e kuptoi rëndësinë e tij, sepse në fakt, pas fluturimit, ai ishte shumë i respektuar. Ai e kuptoi se mund të bindte çdo ministri dhe ministër për çdo kërkesë”, thotë Tamara Filatova, mbesa e Yuri Gagarin.
Pak figura janë më të admiruara në Rusi sesa Yuri Gagarin. Përgjatë dekadave, artistë të ndryshëm i kanë thurur tribute kozmonautit sovjetik, si artisti italian Jorit Agoch në muralen e tij të vitit 2019, në fasadën e një godine rezidenciale në periferi të Moskës. Aty, Gagarin qëndron me krahët në bel, duke parë nga hapësira, në një piedestal 42.5 metra mbi trafikun e Moskës, në Sheshun Leninsky. Mozaiku “Kozmonauti” u krijua në 1969 nga artisti sovjetik, Yuri Korolev.
Në qytetin e tij të lindjes, Klushino, shtëpia e familjes së Yuri Gagarin është rikonstruktuar dhe është kthyer në një muze. Këtu, njerëzit e përkujtojnë Gagarin si një person i cili kujdesej për të tjerët dhe që e përdori popullaritetin e tij për të ndihmuar.
“Qyteti aty pas u ndërtua falë tij. Qendra kulturore u ndërtua falë tij. Nuk do të kishte ndodhur pa Yuri Gagarin. Pa të, do të ishte si disa fshatra të caktuar, që tashmë janë zhdukur”, shprehet Anatoly Derbenkov, fqinj në shtëpinë e Gagarin.
Biografi i Yuri Gagarin, Anton Pervushin është krenar që falë suksesit të Gagarin, rusishtja u vendos si gjuha e hapësirës.
“Në fakt, fluturimi i Yuri Gagarin është krenaria jonë. Falë atij fluturimi dhe prioriteteve tona, gjuha ruse është gjuha e komunikimit hapësinor. Ju siguroj, nëse Gagarin nuk do të kishte qenë i pari që do të shkonte në hapësirë, anglishtja do të ishte gjuha e vetme e komunikimit hapësinor”, thotë Anton Pervushin, biograf i Yuri Gagarin.
Si shumë heronj të mëdhenj rusë, Gagarin është një figurë tragjike. Vdekja e tij gjatë një fluturimi stërvitor në 1968 në moshën 34-vjeçare mbetet mister, sepse autoritetet kurrë nuk publikuan raportin e plotë të hetimit mbi shkaqet e aksidentit.
Në mungesë të transparencës, kanë dalë shumë teori alternative. Njëra prej tyre është se Gagarin ishte i dehur ndërsa kontrollonte mjetin, një tjetër thotë se ai u eliminua nga Kremlini, i trembur për shkak të popullaritetit të tij.
Për të festuar fillimin e epokës së eksplorimit hapësinor nga njerëzimi, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 12 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Fluturimit të Njeriut në Hapësirë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta