Gara e fundit e Formula 1, Max Verstappen në ”pole position”, Bottas dhe Hamilton pas holandezit

12 Dhjetor 2020 | 19:58

Max Verstappen i ‘Red Bull’ do të jetë piloti që do të niset i pari në çmimin e madh të Abu Dhabi. Holandezi arriti të regjistronte kohën më të mirë në provat e së shtunës, duke lënë pas vetes dy pilotët e Mercedes.

Në garën e fundit të sezonit, Verstapen do të kërkojë vendin e parë, në një edicion që është dominuar në pjesën më të madhe të garave nga kampioni në fuqi, Lewis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Ky i fundit ishte vetëm 0.025 sekonda pas pilotit të Red Bull duke humbur mundësinë për të qenë i pari. Pas finlandezit u rendit Hamilton, i cili rikthehet pas mungesës së detyrueshme nga covid-19.  Për Verstapen ky do të jetë ‘pole position’ i tretë në karrierë, dhe i pari për këtë edicion, pasi për herë të fundit ishte nisur i pari sezonin e shkuar, çmimin e madh të Brazilit.

Sa i takon dy pilotëve të Ferrarit, LeClerc do ta nisë garën e fundit të sezonit në vendin e 12-të, ndërsa Sebastian Fettel do të jetë menjëherë pas tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026