Gara e vaksinës anti-Covid, Pfizer siguron 95% efektshmëri, kërkon aprovim emergjent nga SHBA
Rezultatet finale të testimeve të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, kanë rezultuar me 95% efektivitet. Një shifër e cila është rritur që nga rezultati i fundit me 90% i deklaruar më përpara nga drejtorët ekzekutivë të kompanive prodhuese.
Sipas të dhënave, kjo vaksinë është mbi 94% efektive tek personat e moshuar mbi 65 vjeç, të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga pandemia. Testimi tek persona të moshave dhe etnive të ndryshme i jep një përparësi vaksinës në nxjerrjen e rezultateve gjithëpërfshirëse.
Ky fakt i mundëson kompanive të fillojnë prodhimin dhe shpërndarjen emergjente të medikamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prodhimi dhe shpërndarja e dozave të para pritet të fillojë brenda pak ditësh. Kompania Pfizer ka nënvizuar se do të prodhojë më shumë se 50 milionë doza këtë vit, që do të mbrojnë të paktën 25 milionë qytetarë. Gjithashtu, kompania pritet të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza për vitin 2021.
Efikasiteti i lartë momental i medikamentit dhe nëse rezultatet e mëtejshme do të jenë pozitive, mund të lejojë edhe prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës në mbarë globin.
Megjithëse, Pfizer dhe BioNTech janë dy kompanitë e para që publikuan një rezultat të lartë të efektivitetit, ka patur edhe kompani të tjera pas tyre, si Moderna, që kanë shfaqur një përqindje të ngjashme në testimet e vaksinave të mundshme anti-Covid.
Kjo e rrit edhe garën mes kompanive dhe vendeve të ndryshme në prodhimin e një vaksine që do të jetë efikase në parandalimin e pandemisë Së COVID-19.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta