Gara për Ballkanin Perëndimor, Jansa: Kina, Rusia, Turqia po investojnë pa kushte në rajon
Vendimi i bllokut për të mobilizuar një paketë investimesh prej 30 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor me siguri do të jetë i mirëpritur por, në një intervistë për Euronews, kryeministri slloven Janez Jansa, i cili mirëpriti takimin, thotë se nuk është e mjaftueshme për të konkurruar me shtete si Kina, Rusia dhe Turqia.
“Bashkimi Europian është investitori më i madh në rajon. Është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor ta vlerësojnë , por në ato zona ne kemi konkurrentë. Është siç e thatë dhe ju Kina, Rusia dhe Turqia, ata gjithashtu do të vijnë me investime dhe nuk po e kushtëzojnë këtë fakt. Ne po e kushtëzojmë me standardet evropiane, reformat e sundimit të ligjit, çka është në rregull, nëse ka dritë në fund të tunelit. Por nëse perspektiva e anëtarësimit në BE nuk jepet, atëherë unë mendoj se ne do të fillojmë ta humbim këtë garë,” – u shpreh Jansa.
Janë pikërisht këto standarde europiane me të cilat Jansa duhet të përballet në shtetin e tij.
Kryeministri slloven akuzohet për kufizimin e lirisë së shtypit. Vetëm javën e kaluar, drejtori i Agjencisë Sllovene të Shtypit dha dorëheqjen pas një konflikti për shkurtimet në staf dhe financimin e qeverisë. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka qenë kritike ndaj qasjes së Jansa, por ai thotë se nuk i takon Komisionit të ndërhyjë në këto çështje.
Kjo cilësohet një akuzë e rëndë nga udhëheqësi i shtetit anëtar që aktualisht mban presidencën me radhë të Këshillit të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbi-Kosovë dhe Bullgari-RMV, Macron shpjegon situatën e ndërlikuar të Samitit për Ballkanin
- Rama kritik në Samitin e Brdo: BE po humbet fytyrën në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor
- Merkel: Asnjë nga vendet e Ballkanit s’është gati për anëtarësim në BE
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta