Gara për guvernator të Virxhinias, Biden mat forcën për zgjedhjet e mesmandatit

24 Korrik 2021 | 15:43

Presidenti amerikan, Joe Biden testoi muskujt politikë në shtetin e Virxhinias, ku u ndal në kuadër të fushatës për zgjedhjet për guvernator.

Ai doli në mbështetje të kandidatit Terry McAuliffe, për të cilin tha se po garon kundër atij që e quajti “ndihmësin” e ish-presidentit Donald Trump.

Gara për shtetin e Virxhinias mund të jetë një shenjë e forcës ose dobësisë së demokratëve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen në vitin 2022.

Gjithashtu, ajo do të shërbejë edhe për të matur forcën e Biden përpara paraardhësit të tij në postin e presidentit, Donald Trump.

Demokratët shpresojnë që vitin e ardhshëm të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, në të cilën gëzojnë një mazhorancë të ngushtë, si dhe Senatin, ku ndarja është 50 me 50.

Nga ana tjetër, republikanët shpresojnë që të marrin nën kontroll të dyja dhomat.

Në fjalën e tij në takimin elektoral, Biden promovoi kandidatin McAuliffe, një figurë e hershme e demokratëve që do të garojë për mandatin e dytë në zgjedhjet për guvernator të nëntorit.

“I gjithë vendi i ka sytë nga ne, nga zgjedhjet e këtij viti. Terry dhe unë kemi shumë të përbashkëta. Unë garova kundër Donald Trump dhe Terry po ashtu. Unë e munda Trump në Virxhina dhe Terry do ta mundë po ashtu”, tha presidenti i SHBA-ve.

Donald Trump humbi në Virxhinia si në zgjedhjet e 2016-s, ashtu dhe në ato të 2020-s. Rivali i McAuliffe në garën për guvernator është biznesmeni Glenn Youngkin, një republikan i mbështetur nga Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026