Gati plani për qeverisje, presidenti i zgjedhur Biden dhe ekipi i tij bëjnë me dije prioritetet

9 Nëntor 2020 | 06:20

Menaxhimi i situatës nga pandemia COVID-19 pritet të jetë një nga përparësitë dhe detyrat e para të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.

Duke bërë me dije hapat e parë të tranzicionit, ekipi i tij ka bërë me dije se do të kërkohen më shumë testime për COVID-19 dhe amerikanëve do t’u kërkohet të mbajnë maska. Ekonomia çështjet racore dhe klima pritet të jenë të tjera prioritete. Madje ai ka krijuar edhe një website tranzicioni me katër prioritetet të quajtur në ditën e parë

Sipas mediave amerikane, presidenti i zgjedhur do të lëshojë disa urdhra ekzekutivë – për qeverinë federale që nuk kërkojnë miratimin e kongresit – që synojnë përmbysjen e politikave të diskutueshme të Trump, sikundër janë

  • Z. Biden do të bashkohet me marrëveshjen e Parisit për klimën
  • Ai do të ndryshojë vendimin për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
  • Do t’i japë fund ndalimit të udhëtimit për qytetarë nga shtatë vende kryesisht myslimane
  • Do të rivendosë një politikë të epokës së Obamës për dhënien e statusit të imigracionit migrantëve pa dokumente që hynë në SHBA. si fëmijë

Në fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur Biden tha se ishte “koha për të shëruar” SHBA dhe u zotua bashkojë vendin.

Në SHBA ka një periudhë tranzicioni midis zgjedhjeve dhe inaugurimit të një presidenti të ri ceremoni qe zhvillohet ne janar në mënyrë që administrata e ardhshme të mund të përgatisë një qeveri të re.

Nga ana tjetër, Presidenti aktual Donald Trump i cili e kaloi fundjavën duke luajtur golf është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve madje duke u shprehur se do të kërkojë numërim votash në disa shtete kryesore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026