Gazetaret e dhunuara në Evropë, Kiran Nazish: Arsyeja kryesore, pandëshkueshmëria e autorëve
Europa Lindore ka numrin më të madh të gazetareve të dhunuara, sipas organizatës “Koalicioni për Gratë në Gazetari”. Arsyeja themelore për këtë është pandëshkueshmëria e dhunuesve, thotë bashkëthemeluesja e kësaj organizate, Kiran Nazish.
Në një intervistë për Euronews Abania, Kiran Nazish tha se personat që ushtrojnë dhunë fizike ndaj grave gazetare, që në disa raste janë vetë policët, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimin e tyre. Znj. Nazish tha se deri tani, në rastet më të shumta nuk kryhet hetim për të gjetur autorët.
“Mendoj se për shkak të mos mbajtjes së përgjegjësisë të atyre që dhunojnë fizikisht një gazetare apo kur policia dhunon gabimisht gazetarët që nuk duhet t’i prekë në një demokraci ligjore, ose kur një gazetare plagoset apo edhe vritet, nuk kryhet asnjë hetim për të gjetur autorin”, u shpreh Kiran Nazish.
Sipas Kiran Nazish, një nga gjërat parësore që qeveritë evropiane duhet të bëjnë për të parandaluar dhunën ndaj gazetareve është të kuptojnë se Evropa është rajoni i demokracisë, lirisë dhe barazisë. Për këtë, ajo tha se çdo lider apo qeveri, duhet të rimendojnë se çfarë mund të bëjnë që demokracitë e tyre të jenë më të sigurta për gazetarët.
“Pa gazetari të lirë, pa liri të shprehjes, pa mbrojtur gazetarët nga dhuna nuk mund të kesh vlera demokratike dhe institucione të qëndrueshme demokratike. Nuk mund të kesh rritje ekonomike kur një nga shtyllat e demokracisë, që është gazetaria, targetohet në këtë mënyrë”, u shpreh znj. Nazish.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta