Gazetarët e huaj në Kinë përballen me pengesa

31 Janar 2022 | 10:54

Gazetarët e huaj në Kinë përballen me pengesa ndërkohë që liria e medias bie me shpejtësi të jashtëzakonshme, thuhet në një raport të ri.

99 për qind e gazetarëve që iu përgjigjën një sondazhi vjetor të Klubit të Korrespondentëve të Huaj të Kinës,  thanë se “kushtet e raportimit nuk plotësonin ato që ata konsideronin si standarde ndërkombëtare”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës ka thënë më parë se organizata që përfaqëson gazetarët e huaj ishte “ilegale”.

Gazetarët thanë se COVID-19 është përdorur shpesh nga autoritetet për t’i bllokuar ata nga raportimi ose për të vonuar miratimin e vizave për gazetarët e huaj.

Më shumë se gjysma e gazetarëve të huaj të anketuar thanë se ishin detyruar të largoheshin nga një vend ose u ishte mohuar aksesi për shkak të masave shëndetësore dhe 46% e të anketuarve thanë se zyrat e tyre kishin mungesë të personelit sepse nuk mund të sillnin gazetarë të rinj.

Ky raport vjen pikërisht në kohën kur Pekini përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore dhe raportimet ndërkombëtare nuk do të mungojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026