Gazetari Bekim Bruka: Sondazhet nxjerrin Joe Biden fitues, por tepër herët për të qenë të sigurt

4 Nëntor 2020 | 03:48

Gazetari Bekim Bruka në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania nga Nju Xhersi tha se shteti i Nju-Xhersit pritet t’i shkojë kandidatit demokrat Joe Biden, por ky shtet nuk është vendimtar.

Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse vota për demokratët është një inerci e shtetit apo një traditë e mirëmenduar, z. Bruka tha se ishte një votë për inerci, pasi hera e fundit që Nju-Xhersi kishte votuar për republikanët ishte nga George Bush i vjetër.

“Nuk mund të them se banorët e këtij shteti mendojnë se Biden është më i mirë si Trump, por Nju-Xhersi është dhe do të mbetet një bastion i demokratëve, ashtu si Teksti apo Xhorxhia i përkasin republikanëve,” shtoi ai.

Sipas gazetarit, fushata është karakterizuar nga mungesa e platformave pasi të dy kandidatët nuk kanë paraqitur platforma reale për shtetasit amerikanë.

“Bazuar në sondazhe, favorit është Joe Biden,” deklaroi z. Bruka, ndërsa shtoi se Trump ka avantazh mbështetjen e biznesit të vogël gjatë pandemisë.

Megjithatë ai theksoi se cilido që të zgjidhet ndryshimi nuk do të jetë shumë i madh pasi ekzekutivi ka pushtet tepër të kufizuar nga legjislativi dhe gjyqësori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara