Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë
Gazetari Franko Egro, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë thotë se ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë “Kurti” nuk po i kuptojnë sa duhet përgjegjësitë dhe detyrat që ato kanë.
“Ministrat e rinj, fare të rinj të qeverisë së re të Kosovës do t’u duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë pune po bëjnë dhe të njihen realisht me trashëgiminë që ato kanë në dikasteret që ato drejtojnë”, tha ai.
I pranishëm në studion e “Ilva Now”, gazetari mori si shembull gabimet drejtshkrimore të postimit të shkruar në gjuhën angleze nga ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në rrjetin social “Twitter”.
“Gabime realisht ka pasur. Nëse do t’i referohemi një “Twitter-i” që u shpërnda ndaj Rusisë, u cilësua si skandaloz dhe nuk pati njeri që nuk e kritikoi”, tha ai.
Lidhur me shkarkimin e ambasadorëve, z. Egro thotë se në këtë lëvizje vihet re një dozë naivitetit, që në thelb, personifikojnë gabimet e fillimit.
“Ajo [Donika Gërvalla] i ka shkarkuar shumicën e ambasadorëve politikë të emëruar në të gjitha vendet dhe ata do të vijojnë në detyrë deri në muajin shtator, ka një lloj doze naiviteti në këndvështrimin tim, por unë e shikoj si gabimet e fillimit” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
- Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
- Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë