Gazetari shqiptar në Turqi: Konflikti në Iran mund të zgjasë me vite, situata e zymtë

3 Prill 2026 | 21:53

I ftuar në një lidhje live për “Balkan Talks”, gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, komentoi zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran, duke theksuar se nga këndvështrimi i Ankarasë situata mbetet e zymtë dhe pa sinjale për zgjidhje të shpejtë. Ai tha se Turqia po përpiqet të luajë rol diplomatik, duke qenë se është anëtare e NATO-s ndërsa u shpreh se zëdhënës të Partisë së Zhvillimit dhe Drejtësisë thonë se kjo luftë nuk do të zgjasë me javë, por me vite.

“Kjo nuk është problem vetëm për Iranin, por për gjithë rajonin dhe mund të përshkallëzojë deri në përfshirjen edhe të NATO-s. Edhe pse Donald Trump flet për mbarim të konfliktit, në terren ndodh e kundërta, pasi sulmet vazhdojnë dhe intensifikohen. Të dyja palët nuk po e thonë të vërtetën ose nuk po e bëjnë të qartë strategjinë e tyre, çka e bën shumë të vështirë për ta kuptuar realisht situatën. Irani thotë që sapo ka filluar. Nëse Irani do të përdorte të gjithë fuqinë e tij, do të godiste objektiva strategjike si Hajfa apo aeroportet kryesore të Izraeli, gjë që nuk ka ndodhur”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Më shumë se 200 zjarre mbetën jashtë kontrollit në Kanada të premten, veçanërisht në provincën e Ontarios, tymi i së cilës po thithet nga miliona...
10:52 | 18/07/2026

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026