Gazetari shqiptar në Turqi sqaron deklaratën e Erdogan: Nuk e ka mallkuar Izraelin

20 Mars 2026 | 21:38

I ftuar në një lidhje live për “Balkan Talks”, gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj sqaroi kekuptimin me deklaratën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas ceremonisë së Fiter Bajramit, duke thënë se shumë media e interpretuan atë gabimisht, duke raportuar se presidenti kishte mallkuar shtetin e Izraelit.

Gazetari sqaroi se Erdogan nuk ka sulmuar popullin izraelit, por ka kritikuar qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe sistemin sionist, duke u fokusuar në përgjegjësinë për krimet në Gaza.

Brahaj theksoi se përkthimi dhe raportimi i deklaratës nga disa media ka qenë i pasaktë dhe shpesh i nxjerrë jashtë kontekstit. Sipas tij, Erdogan gjithmonë ka ruajtur një politikë që mbështet ekzistencën e shtetit të Izraelit.

“Erdogan nuk ka thënë “Zoti e shkatërroftë Izraelin”, siç e kam lexuar në media. Ai nuk ka thënë një gjë të tillë. Unë e njoh mirë turqishten dhe mund të konfirmoj se Erdogan nuk ka mallkuar Izraelin si shtet, por ka kritikuar sistemin sionist dhe Netanyahu-n. Mallkim ndaj Izraelit nuk ka bërë. Shumë media e përkthyen atë si ‘Zoti e shkatërroftë Izraelin’, por në realitet Erdogan nuk ka mallkuar shtetin e Izraelit apo popullin e tij. Ai ka kritikuar sistemin sionist dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke theksuar se duhet të përgjigjen para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Gaza. Kjo është krejt ndryshe nga ajo që u raportua në disa media shqiptare, dhe ky keqkuptim ka ardhur kryesisht nga përkthimi ose interpretimi me qëllim politik”, tha gazetari.

Sa i përket Iranit, Brahaj deklaroi se qëllimi nuk është të shkatërrojë Amerikën apo Izraelin, por të tregojë se mund ti mbijetojë sulmeve dhe të shkaktojë dëme të ndjeshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026