English

Gazetarja Anita Hoxha: Gjendja e jashtëzakonshme në Uashingon do të vazhdojë edhe për 15 ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja Anita Hoxha nga Texasi u shpreh për Euronews Albania se në Uashingon situata është më e qetë, pas mësymjes së një dite më parë të mijëra protestuesve në ambientet e kongresit amerikan.

- Advertisement -

Zonja Hoxha tregoi se gjendja e jashtëzakonshme në Uashingon do të vazhdojë edhe për 15 ditë.

“Tani që flasim situata është e qetë, megjithëse ka akoma njerëz që qëndrojnë jashtë ndërtesës së Capitol. Garda Kombëtare është mobilizuar dhe çdo agjent aktiv i shërbimeve sekrete është në gatishmëri të plotë, pas asaj që ndodhi në kryeqytet. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë për 15 ditë. Edhe pas inaugurimit të presidentit të ri do të jetë gjendja e gatishmërisë”, u shpreh ajo.

“Biden në një deklaratë televizive ishte shumë i qartë në mesazhin që donte të jepte. Ai dënoi Trump-in për nxitjen e dhunës. Ai deklaroi se Trump ishte personi i vetëm që ka nxitur protestuesit. I bëri thirrje turmës që të largohej, të lejojë demokracinë që të ecë përpara”, tha ajo më tej.

Pak minuta më vonë nuk mungoi edhe një reagim nga Donald Trump, i cili u kërkoi protestuesve që të tërhiqen.

“Disa minuta pasi Biden e bëri këtë deklaratë Trump përdori llogarinë e Twitter për t’i deklaruar mbështetësive të tij që të largoheshin”, përfundoi gazetarja.

4 viktima u shënuan mbrëmjen e së mërkurës gjatë mësymjes së mijëra mbështetëse të presidentit Donald Trump në ambientet e kongresit amerikan.

Për protestën në SHBA nuk munguan edhe reagimet nga BE-ja.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Cherles Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell e cilësuan shqetësuese situatën politike në SHBA. 

Lexoni gjithashtu:

Mësymja e Kongresit, humb jetën një grua

Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?