Gazetarja Prifti nga SHBA: Këto janë zgjedhjet më të paparashikueshme, rezultati i vështirë për t’u hamendësuar

4 Nëntor 2020 | 00:36

Gazetarja Entela Sula Prifti tha se votimi në Boston kaloi në mënyrë paqësore.

“Sigurisht që COVID-19 është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, mënyra se si do të menaxhohet ai në muajt në vijim. Por patjetër edhe ana ekonomike është një faktor kryesor për ata që do të japin votën e tyre,” shtoi Sula-Prifti në një lidhje të drejtpërdrejt në transmetimin maratonë në Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj.

“Nëse flasim për qytetarët amerikanë të natyralizuar, pra që kanë emigruar në SHBA, ka të tjerë faktorë për dhënien e votave, si për shembull politikat për emigracionin që është faktori kryesor,” shtoi gazetarja Sula-Prifti.

Ajo shtoi se rezultati ka shumë skenarë, një prej tyre është edhe ai i kundërshtimit të tyre nga presidenti Trump.

“Këto janë zgjedhjet më të paparashikueshme edhe nga analistët politikë, sepse janë shumë faktorë që kanë ndikuar në përzgjedhjen përfundimtare që do të bëhen në këto votime të vitit 2020,” deklaroi gazetarja nga Bostoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara