English

Georgia voton për senatin, republikanët dhe demokratët në garë për të ardhmen e Amerikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët në Georgia nisën të martën votimin për të caktuar se cila parti do të kontrollojë Senatin amerikan.

- Advertisement -

Qendrat e votimit u hapën në 7 të mëngjesit, me orën lokale, dhe pritet të mbyllen në 7 të pasdites.

Fitorja në dy balotazhet do t’i jepte presidentit të zgjedhur Biden kontrollin e të gjithë Kongresit dhe pushtetin për të çuar përpara axhendën e tij progresive për çështje si pandemia, shëndetësia, taksimi, energjia dhe ambienti.

Biden deklaroi se qytetarët në Georgia mund t’i japin formë Shteteve të Bashkuara në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, presidenti Trump u tha votuesve se ishte shansi i tyre i fundit për të shpëtuar Amerikën. Ai e përdori fjalimin e tij për të përsëritur se ishte ai fituesi i zgjedhjeve presidenciale.

Republikanët Kelly Loeffler dhe David Perdue aktualisht mbajnë dy vende në Senat. Loeffler përballet me Raphael Warnock, ndërsa Perdue me Jon Ossoff.

Në një kohë kur republikanët kanë 52 nga 100 vende të Senatit, një fitore e demokratëve do të baraspeshonte dhomën e lartë, duke i dhënë hapësirë të majtës.

Lexoni gjithashtu:

Balotazhi në Georgia, Trump e Biden shfaqen sërish në fushatë

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?