Gjakderdhje në Liban, 5 të vrarë gjatë protestës për shpërthimin në Bejrut

14 Tetor 2021 | 19:36

Akte dhune janë verifikuar të enjten në qendër të Bejrutit, në Liban, gjatë një proteste të qytetarëve, të nxitur nga lëvizja islamike Hezbollah.

Të paktën 5 persona mbetën të vrarë kur një seri të shtënash, nga armë të kalibrit të rëndë, shpërthyen në mes të turmës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se përveç se nga persona në rrugë, të shtëna erdhën edhe nga snajperë të vendosur në dritaret e pallateve përreth.

Qytetarët, të mbështetur nga fraksionet islamike, po protestonin kundër një gjyqtari që ka në dorë çështjen e një shpërthimi të ndodhur vitin e kaluar në vend, që vrau rreth 200 persona.

Sipas manifestuesve, zyrtari në fjalë ka favorizuar pozicionin e disa ish-ministrave që ishin në pushtet kur episodi ndodhi.

Në vendin e ngjarjes u dëgjuan edhe shpërthime të fuqishme në momentin kur mbërriti ushtria për të vënë situatën nën kontroll.

Por edhe forcat e armatosura patën probleme për të zbuluar se nga vinin të shtënat. Sipas autoriteteve vendase, dy nga viktimat ishin qëlluar në kokë dhe në gjoks, gjë që vërteton praninë e snajperëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026