Gjashtë rajone të tjera të Italisë janë kthyer në “zona të bardha”, qytetarët thonë se ndihen të lirë
Gjashtë rajone të tjera të Italisë janë kthyer në “zona të bardha”, me rrezik minimal nga COVID-19, duke mundësuar kështu lehtësimin e kufizimeve dhe shtetrrethimit të mbrëmjes.
Rajoni i Lacios, që përfshin kryeqytetin Romë dhe ai i Lombardisë, që përfshin Milanon, u kthyen në zona të bardha bashkë me rajonet e tjera si Emilia Romanja, Piemonte, Pulia dhe Trento.
Kufizimet që kanë mbetur në fuqi përfshijnë mbajtjen e maskës, që është ende me detyrim si brenda edhe jashtë ambienteve të mbyllura, si dhe distancimi social bashkë me grumbullimet familjare. Ndërsa shtetrrethimi i mbrëmjes që qëndroi në fuqi për 7 muaj është hequr.
Në qendër të Romës, në një nga pikat turistike më popullore, Fontana di Trevi, vizitorët u mblodhën për të bërë foto, edhe pse numri i njerëzve ishte i vogël krahasuar me sezonet verore para pandemisë.
Sidiqoftë, italianët u shprehën të lehtësuar dhe me një sens të ri të lirisë.
“Do të thotë se mund të shijojmë gjërat e vogla që pandemia na i kishte marrë gjatë kësaj periudhe të keqe që përjetuam. Edhe të ulesh në një bar dhe të pish një kafe është një ndryshim i stilit të jetesës që na duhej”, tha Cristina Casali, banore e Romës.
“Më në fund kam një ndjesi të re lirie. Jo vetëm mund të pi lirshëm një kafe dhe pa u shqetësuar, por edhe mund të udhëtoj dhe të bëj udhëtime të shkurtra që janë gjithnjë një eksperiencë pozitive”, u shpreh Giada Gasperini, turiste.
Italia raportoi të dielën vetëm 26 vdekje nga COVID-19, ndërkohë që numri ditor i infeksioneve ra në 1 mijë e 390 raste.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta