Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në kopshtin e mjekut në Poloni, nisin hetimet. Vihet në pranga i dyshuari

13 Qershor 2026 | 17:30

Një zbulim ka tronditur komunitetin e vogël të Lutorizit pranë Rzeszow në Poloninë juglindore. Mbetje të varrosura si dhe mbetje mjekësore, u zbuluan në një pronë private, e cila më parë ishte në pronësi të një mjeku të përgjithshëm i cili u arrestua.

“Zyra e Prokurorit të Qarkut në Rzeszw u informua më 10 qershor 2026 për zbulimin, në njërën nga pronat në komunitetin lokal të Lutozyce, të një sasie të madhe artikujsh që përbëjnë mbetje mjekësore”, tha në deklaratë Krzysztof Ciechanowski, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Rzeszow.

“Sipas gjetjeve të deritanishme, këto objekte u gjetën gjatë gërmimeve në pronë. Midis mbeturinave të gjetura ishte edhe një fetus njerëzor dhe mbetje të tjera, të cilat mund të jenë fetuse njerëzore në një fazë të hershme të zhvillimit ose pjesë të tyre. Ekspertë mjeko-ligjorë u thirrën në vendngjarje, të cilët konfirmuan se mbetjet e sekuestruara janë mbetje të fetuseve njerëzore”, shtoi prokurori.

Raportet fillestare tregonin se ishin gjetur më shumë se një duzinë fetuse. Më vonë, mediat raportuan për rreth 30 mbetje mortore. Raportet e mëvonshme sugjeruan për rreth 50 fetuse, madje edhe mbi njëqind.

Hetuesit theksojnë se një përcaktim përfundimtar i numrit të mbetjeve mortore të sekuestruara kërkon ekzaminime të specializuara dhe identifikim të materialit të gjetur në pronë. Puna në vendngjarje mund të vazhdojë deri javën tjetër dhe, për të mbrojtur hetimin, zyra e prokurorit nuk do të japë informacione të reja në këtë kohë.

Zyra e prokurorit po heton, ndër të tjera, përdhosjen e një kufome dhe ruajtjen e paligjshme të mbetjeve të rrezikshme. Këto vepra dënohen me burgim deri në 2 vjet dhe deri në 12 vjet.

Sipas informacioneve që kanë dalë në dritë, gruaja dyshohet se shpjegoi se mbetjet vinin nga pajisjet mjekësore të përdorura në teste. Raportet jozyrtare treguan gjithashtu se disa nga pajisjet mund të jenë transportuar nga një spital gjatë pandemisë COVID-19. Këto rrethana janë aktualisht objekt hetimi.

Për hetuesit, do të jetë me rëndësi të veçantë të përcaktojnë nëse ky ishte vetëm një ruajtje dhe varrim i paligjshëm i materialit biologjik apo nëse u shkelën edhe dispozita shtesë në lidhje me trajtimin e mbetjeve njerëzore dhe të dhënave mjekësore.

Është spekuluar se mjeku varrosi mbetje njerëzore në atë truall për të kursyer kostot e menaxhimit profesional të mbetjeve mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026