Gjendja mendore e stafit mjekësor, pse infermierët po përjetojnë stres?!
Situata aktuale e pandemisë, ku numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të jetë në rritje, ka shkaktuar një rënie dhe përkeqësim të gjendjes mendore tek infermierët në mbarë botën. Gjithashtu kemi edhe një mungesë të pajisjeve në spitale, gjë që e ka shtuar edhe më tej stresin e jo vetëm pacientëve, por edhe të stafit mjekësor.
“Një infermier mund të ndodhë të ndihet i lodhur, për shkak të numrit të orëve që ka punuar. Megjithatë ne jemi duke parë edhe infermierë që vuajnë nga simptoma më ekstreme dhe disa që po përballen me një gjendje mendore të rënduar. Unë mendoj se mund të ketë rreziqe të sindromës së stresit post-traumatik dhe ka patur dy ose tre raste tragjike ku infermierët kanë kryer vetëvrasje.”, u shpreh Howard Catton, drejtor i Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve
Stresi me të cilin përballen infermierët është cilësuar si shkak i një presioni në spitale, ku ata janë të detyruar të merren me situata vdekjesh, komunikim me familjarët, diskriminim dhe probleme të tjera vetjake. Ky konstatim ka ardhur nga pyetësorët dhe sondazhet e bëra në 130 shtete.
Gjithashtu mungesa e pajisjeve dhe furnizimeve në spitale ka shkaktuar një gjendje më të vështirë për pandeminë. Infermierë të spitaleve në Madrid, Francë apo edhe në Argjentinë kanë dalë në protesta për të kërkuar kushte më të mira. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka komunikuar, se rreziku i valës së dytë të pandemisë pritet të shkaktojë një stres akoma më të madh.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta