Gjendja e Presidentit të SHBA, doktori i Trump u jep fund spekulimeve

3 Tetor 2020 | 18:28

Presidenti i SHBA, Donald Trump 24 orë pas nisjes së mjekimeve për COVID-19 nuk paraqet më temperaturë thotë doktori ushtarak, Sean Conley.

Duke folur gjatë një konference për shtyp, doktori bëri të ditur se, që pas shtrimit në spital të premten, gjendja shëndetësore e Trump i cili është 74 vjeç, është përmirësuar.

Presidenti amerikan paraqiti simptomat e kollës dhe rrufës gjatë pasi u deklarua pozitiv me coronavirus, por ai u ka thënë mjekëve se ndihet gati për të dalë nga spitali.

I pyetur me këmbëngulje nga gazetarët nëse Trump ka marrë trajtim me oksigjen në spital, Colney tha vetëm se presidenti nuk ka  marrë trajtim me oksigjen.

“Të enjten nuk ka pasur oksigjen. As tani nuk ka. Dje (premte) ndërsa ishim të gjitha, ai nuk ka marrë oksigjen”, deklaroi mjeku.

Shtëpia e Bardhë njoftoi publikun për diagnozën vetëm 36 orë më parë, duke nxitur spekulime për fshehjen e lajmit.

Thuajse 17 orë pasi ai njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, Trump doli me ngadalë nga Shtëpia e Bardhë dhe eci drejt një helikopteri që po e priste për ta çuar në qendrën spitalore kombëtare Walter Reed, në Merilend.

Ai mbante veshur një maskë dhe këtë herë nuk u foli gazetarëve. Megjithatë, pak orë më vonë ai reagoi përmes një postimi në Twitter, ku thoshte se ishte në gjendje të mirë.

“Mendoj se po shkoj mirë. Ju faleminderit të gjithëve. Ju dua”, shkroi Trump në profilin e tij.

Në ditët e ardhshme presidenti i Shteteve të Bashkuara do të punojë nga një suitë speciale e spitalit, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026