Gjenerali: Intensiteti i luftimeve SHBA-Izrael-Iran pritet të rritet, kapacitetet nuk janë konsumuar ende
I ftuar në “Balkan Talks”, gjeneral Dedë Prenga, foli në lidhje me konfliktin e armatosur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit, i cili ka hyrë tashmë në javën e tretë të luftimeve.
Gjeneral Prenga theksoi se intensiteti i luftimeve pritet të vijë në rritje, duke qenë se palët nuk kanë konsumuar ende kapacitetet e tyre operacionale dhe logjistike ndërsa nënvizoi se përdorimi i avionëve strategjikë dhe armëve me kalibër të rëndë tregon një fazë të re të konfliktit, ku synohet neutralizimi i objektivave të fortifikuara në territorin iranian.
“Për sa kohë palët nuk e kanë konsumuar kapacitetin e tyre operacional dhe mbështetjen logjistike, intensiteti i luftimeve do të vijë në rritje. Kjo nuk përfshin vetëm objektiva ushtarake, por edhe kapacitete operacionale të mbrojtjes dhe reagimit të Iranit, që përdor raketa dhe dronë në mënyrë aktive. Kjo është një luftë komplekse që po zhvillohet në nivele të ndryshme, dhe për sa kohë të mos konsumohen kapacitetet e plotë, nuk mund të presim një qetësim të situatës. Në këtë moment, SHBA dhe Izraeli kanë një avantazh të qartë për shkak të fuqisë ajrore dhe kapaciteteve strategjike, duke përdorur avionë B1 dhe B5, por edhe raketa të tjera me kalibër të rëndë. Irani ka fortifikuar objektivat e tij në mënyrë të konsiderueshme, gjë që e bën neutralizimin e tyre më të vështirë. Për këtë arsye po përdoren armë të rënda, deri në predha dhe bomba me peshë deri 2.3 tonë, për të asgjësuar objektivat më të rrezikshme dhe për të garantuar që kalimi i anijeve tregtare në Gjirin e Hormuzit të mos pengohet. Ky është shqetësimi kryesor për stabilitetin rajonal dhe global”, tha ai.
Një tjetër shqetësim i madh, sipas gjeneral Prengës, është shtrirja e ndikimit në rrjetet energjetike:
“Goditja e infrastrukturës energjetike nga Irani ka sjellë një rrezik të jashtëzakonshëm për rajonin. Kjo mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të ndikojë në furnizimin global me naftë dhe gaz. Ky është një zhvillim që nuk mund të injorohet, pasi implikimet për ekonominë globale janë të mëdha, veçanërisht duke marrë parasysh se rezervat strategjike mund të rrezikohen”, tha Prenga.
Në përfundim, gjeneral Prenga nënvizoi se situata mbetet e paparashikueshme.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë