Gjenerali që do u bëjë pritë shqiptarëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Angli

26 Tetor 2022 | 12:17

Një gjeneral i lartë britanik, i cili ka shërbyer në Afganistan dhe në luftën e Gjirit, është punësuar për të goditur emigracionin ilegal shqiptar.

Gjenerali Stuart Skeates, i cili gjithashtu ka shërbyer në luftën e Bosnjës, është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin për të arritur në Britani.

Skeates më parë kishte rol në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas Daily Mail, ai ka punuar më parë si këshilltar i kancelarit të Dukatit të Lancasterit.

Gjenarali pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve.

Që nga fillimi i vitit, më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike, ku të paktën 10,000 besohet të jenë nga Ballkani.

Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës.

Kush është Skeates

Skeates filloi të këshillonte ministrat e Zyrës së Kabinetit për trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore pasi Steve Barclay iu kërkua nga Boris Johnson të kryesonte një rishikim ndërqeveritar të krizës së emigrantëve në 2021.

Megjithatë, që atëherë ka pasur një rritje të kalimit të njerëzve; vetëm me 22 gusht kaluan 1,295 njerëz që kaluan me 27 varka.

Skeates ka qenë zëvendëskomandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate të NATO-s në Holandë dhe komandant i forcave të përbashkëta në komandën strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood, në veriperëndim të Londrës.

Ai ishte gjithashtu komandanti i brigadës së lehtë të 19-të, kreu i Akademisë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst dhe zëvendës komandant i grupit të punës në Mbretërinë e Bashkuar, që mbështeti forcat afgane në Helmand.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026