Gjermanët protestojnë kundër izolimit nga COVID-19: Ndihemi të mashtruar
Vijojnë protestat në Gjermani për të kundërshtuar masat e bllokimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Qindra njerëz u mblodhën në Frankfurt, qendrën financiare të Gjermanisë, për të kundërshtuar izolimin.
E pavarësisht se masat e bllokimit janë lehtësuar, protestuesit këmbëngulin se implementimi i tyre ishte një dhunim i të drejtave kushtetuese.
Në shumë prej banderolave që protestuesit mbanin në duar shkruhej “duart larg nga të drejtat kushtetuese”; “ne nuk jemi të djathtë as të majtë, ne jemi për të drejtat kushtetuese”.
“Cili është mesazhi im? Dua të protestoj kundër qeverisë, kundër të gjitha masave. Sinqerisht ndihem e mashtruar kur politikanët ulen në parlament, kafe apo bare pa ruajtur distancën apo pa mbajtur maskë. Ne qëndruam në shtëpi për 2 muaj e gjysmë, asnjë kontakt me fëmijët apo nipërit. Ndihem e mashtruar”, thotë një protestuese.
“Jam këtu sepse besoj se ne kemi nevojë për liri, Ne duhet të tregojmë se jemi të përgjegjshëm të përballemi me virusin”, thotë një tjetër
Gjermania i ka rezistuar pandemisë shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Italia, pjesërisht falë testimit të gjerë, një sistemi të mirë të kujdesit shëndetësor dhe masave të rrepta të bllokimit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta