Gjermani, çmimet e parkimit në varësi të madhësisë së makinës

20 Tetor 2021 | 09:22

Pronarët e makinave në Tubingen, një qytet në Gjermaninë jugperëndimore do të shohin që kostot e tyre do të rriten ndjeshëm.

Në parkingjet në qendër të qytetit do të vendosen tarifa të reja, të cilat do të bazohen në madhësinë që ka makina. Kjo është pjesë e një politike për ta bërë drejtimin e një makine më të shtrenjtë dhe për të nxitur udhëtimin me autobus ose tren.

Ndërsa çmimi ka qenë 30 € në vit për çdo pronar makine, ata që kanë makina të mëdha nga janari  do të duhet të paguajnë një shumë prej 180 eurosh.

Makinat më të vogla do të tarifohen me 120 euro, kosto e rritur katërfish. Një ide e tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme

“Kjo është e pakuptimtë, një makinë është një makinë. Ata që kanë nevojë për një hapësirë të mendojnë ndryshe, unë mendoj se është një kufizim,” – u shpreh një qytetar.

“Ato janë të mëdha, të rënda, janë të pista dhe bllokojnë edhe më shumë trafikun. Kur ato do të duhet të paguanin dy herë, do ta dukej edhe më mirë,” – u shpreh një tjetër.

Autoritetet synojnë të shpëtojnë qytetin nga dioksidi i karbonit deri në vitin 2030 dhe thonë se kanë si qëllim zgjerimin e transportit lokal që kushton më lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026