Gjermani, nis shitja e testeve të shpejta për COVID-19 në supermarkete
Linja e super-marketeve Aldi në Gjermani nisi të shtunën të shesë kite testesh të shpejta për COVID. Në disa prej dyqaneve ato u boshatisën menjëherë.
Pesë kite testesh të shpejta – rapid-test – me vlerë rreth 25 euro nxitën radhë të gjata në dyqane, teksa në Gjermani deri më tani janë miratuar rreth shtatë marka që i prodhojnë ato. Kitet mund të blihen me sasi të kufizuara, vetëm një pako për person.
Nisma tregtare synon të nxisë testimet masive dhe të ulë koston e tyre. Ajo vjen teksa Gjermania përpiqet të lehtësojë masat kufizuese, ndërkohë që paralelisht po vijohet edhe me vaksinimin e popullsisë, ngjashëm edhe në Evropë.
Javën e shkuar Evropa numëroi 1 milion raste të reja me COVID-19, një rritje rreth 9% krahasuar me një javë më parë. Autoritetet gjykojnë se lehtësimi i masave kufizuese duhet bërë në mënyrë të kontrolluar.
Sidoqoftë në shumë shtete po rezulton që popullsia po lodhet nga kufizimet. Policia franceze zbrazi parqet buzë lumenjve dhe u ndaloi të rinjve të konsumonin alkool në publik në zona si Dunkirk dhe Nice, ku ka pasur së fundmi përhapje më të madhe të infeksionit.
Ndërkohë në Austri, mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në disa protesta kundër masave kufizuese në Vjenë. Sipas mediave lokale, rreth 15 mijë persona morën pjesë në protesta dhe shumë prej tyre nuk mbajtën maska.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta