Gjermani, Partia e Gjelbër e gatshme për koalicion me SPD dhe Liberalët
Lëvizja e Gjelbër njoftoi të mërkurën se është e gatshme të hyjë në koalicion me Social-Demokratët (SPD) dhe Demokratët e Lirë (FDP).
“Kemi arritur në përfundimin se është tashmë e arsyeshme që të vazhdojmë bisedimet me SDP dhe Liberalët për të hulumtuar më shumë për të gjetur terren të përbashkët”, tha kryetarja e të Gjelbërve Annalena Baerbock për mediat, ndërsa përjashtoi mundësinë për koalicion me CDU-CSU, të cilët u renditën në vend të dytë.
SPD, parti e qendrës së majtë së zv-kancelarit Olaf Scholz, rrëmbeu një fitore me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e mbajtura më 26 shtator.
Zgjedhjet nxorën dy parti vendimtare të asaj që pritet të rrjedhë më pas, të Gjelbërit më vend të tretë dhe Liberalët në vend të katërt.
Të dyja mund të bashkojnë forcat ose me Social Demokratët ose me partinë e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel për të marrë shumicën në parlament.
Të Gjelbërit tradicionalisht kanë anuar më shumë nga e majta, ndërsa Demokratët e Lirë gjatë dekadave të fundit kanë formuar aleanca me bllokun CDU.
Krerët e të Gjelbërve thanë se i kanë propozuar Demokratëve të Lirë që dy partitë të hyjnë në bisedime tripalëshe më Social Demokratët e Scholzit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta