Gjermania bie në recesion, teksa inflacioni i lartë vijon të godasë ekonominë
Inflacioni i vazhdueshëm ka shtyrë Gjermaninë drejt recesionit për tre muajt e parë të këtij viti, shkruan BBC.
Ekonomia më e madhe e Evropës u ndikua kur furnizimet me gaz rus u shteruan pas pushtimit të Ukrainës, thanë analistët.
Ekonomia u tkurr me 0.3% midis janarit dhe marsit, tha zyra e statistikave.
Kjo pasoi një tkurrje prej 0.5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.
Një vend konsiderohet të jetë në recesion kur ekonomia e tij tkurret për dy periudha tre mujore.
“Nën peshën e inflacionit të jashtëzakonshëm, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr të gjithë ekonominë me vete,” tha Andreas Scheuerle, një analist në DekaBank.
Norma e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 7.2% në prill, mbi mesataren e zonës së euros, por nën 8.7% të Mbretërisë së Bashkuar.
Çmimet e larta kanë rënduar mbi familjet gjermane duke bërë që të ulen shpenzimet për të ushqimin, veshmbathjet dhe mobiljet. Ulje të shitjeve ka pasur dhe për industrinë, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset.
Shifrat e rishikuara treguan se shpenzimet e familjeve ishin 1.2% më të ulëta se në tremujorin e mëparshëm.
Shpenzimet qeveritare ishin 4.9% më të ulëta dhe shitjet e makinave gjithashtu ranë pasi grantet e qeverisë për makinat elektrike dhe hibride u zvogëluan.
Recesioni ishte më pak i rëndë nga sa kishin parashikuar disa, duke pasur parasysh varësinë e madhe të Gjermanisë nga energjia ruse. Një dimër i butë dhe rihapja e ekonomisë së Kinës, ndihmuan në lehtësimin e ndikimit të çmimeve më të larta të energjisë.
Investimet dhe eksportet e sektorit privat u rritën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta nxjerrë Gjermaninë nga “zona e rrezikut” për recesion, thanë analistët.
“Treguesit e hershëm sugjerojnë se gjërat do të vazhdojnë të jenë po aq të dobëta në tremujorin e dytë të vitit 2023,” tha analisti i bankës LBBË, Jens-Oliver Niklasch.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë