Masa ndaj aktivistëve të klimës në Gjermani, të rinjtë akuzohen për grup kriminal
Policia gjermane ka kryer një seri bastisjesh në 7 lande të vendit, në kuadër të një hetimi ndaj aktivistëve të klimës, të cilët dyshohen se kanë formuar një grup kriminal për shkak të aktiviteteve të tyre të kontestuara.
Shtatë persona, të moshave nga 22 në 38 vjeç po hetohen nga autoritetet, por deri tani nuk janë kryer arrestime.
Për disa muaj me radhë, aktivistët e grupimit Gjenerata e Fundit kanë bllokuar trafikun në qytetet gjermane dhe kanë kryer veprime të ndaluara si gjuajtja me patate ndaj veprave të artit.
Kancelari Olaf Scholz e ka kritikuar fushatën e tyre dhe e ka cilësuar si “tërësisht të çmendur”.
Prej javësh në Gjermani është zhvilluar një debat i ashpër nëse grupimi Gjenerata e Fundit duhet të përcaktohet me ligj si organizatë kriminale.
Ligjvënësit konservatorë kanë kërkuar ndëshkime më të rënda për aktivistët, përfshirë dënimin me burg, ndërsa ata të krahut të majtë kanë paralajmëruar për një rritje të autoritarizmit.
Rreth 170 agjentë morën pjesë në bastisjet e së mërkurës në apartamente dhe godina të tjera në Berlin, Mynih, Dresden, Hamburg dhe lokalitete të tjera, të cilat u shoqëruan me mbylljen e faqes së internetit të grupit dhe me ngrirjen e dy llogarive bankare.
Shtatë të dyshuarit akuzohen për organizimin e një fushate me qëllim mbledhjen e 1.4 milionë eurove për të financuar “aktivitete të tjera kriminale”.
Dy nga aktivistët që po hetohen dyshohen se vitin e kaluar janë përpjekur të sabotojnë infrastrukturën e një naftësjellësi që kalon në Alpe, nga qyteti italian i Triestes për në Ingolshtad.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion