Protesta në mbarë Evropën, aktivistët e klimës kërkojnë ndalimin e karburanteve

23 Maj 2023 | 18:58

Të pambuluara dhe të baltosura përpara Senatit italian. Kjo ishte një nga protestat e aktivisteve të klimës që u zhvilluan këtë të martë në Evropë.

Në Romë, aktivistët e lëvizjes Gjenerata e Fundit u lyen me baltë në shenjë proteste ndaj përdorimit të karburanteve tradicionale dhe pasojave të tyre.

Demonstrata erdhi pas përmbytjeve katastrofike në rajonin Emilia Romanja, që protestuesit e konsiderojnë një “tragjedi të paralajmëruar.

Aktivistët protestuan edhe në Londër, gjatë takimit vjetor të aksionerëve të gjigantit të naftës “Shell”. Ata u përpoqën të prishnin eventin dhe shkaktuan rrëmujë.

“Shell” vazhdon të nxjerrë naftë dhe gaz këtu në fushat e Britanisë dhe mbarë botës, përfshirë në disa rajone me biodiversitet në ishujt Filipine dhe në Deltën e Nigerit. Ata e bëjnë këtë pavarësisht paralajmërimeve se nafta dhe gazi do të rrisin me 1.5 gradë temperaturat, gjë që do të na çojë drejt zhdukjes dhe katastrofës klimatike”, tha Carina Manitius, protestuese, lëvizja Fossil Free London.

Në Zvicër, dhjetëra aktivistë u mblodhën në pistën e aeroportit të Gjenevës, duke çoroditur trafikun ajror dhe duke bllokuar një konventë biznesi.

Një duzinë agjentësh policie ndërhynë për të larguar aktivistët, përfshirë disa që ishin lidhur me zinxhirë tek avionët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026