Gjermania dhe Britania e Madhe nisin sanksionet ndaj Rusisë

22 Shkurt 2022 | 17:22

Fuqitë perëndimore janë rreshtuar pas Ukrainës, duke premtuar sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.

Shtetet e Bashkuara dënuan lëvizjen e presidentit Putin dhe presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon investimet, tregtinë dhe financimet e subjekteve amerikane në dy rajonet e shkëputura.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se masat në fjalë janë të ndara nga sanksionet që janë gati të hyjnë në fuqi nëse Moska shkon më tej me pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, në Evropë, kancelari gjerman Olaf Scholz pezulloi certifikimin e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”.

Bëhet fjalë për projektin energjetik më të kontestuar në Evropë, që do të dyfishonte furnizimin me gaz nga Rusia drejt Gjermanisë, duke anashkaluar kalimin tranzit në Ukrainë dhe duke kaluar përmes detit Baltik.

“I kam kërkuar ministrit gjerman të Ekonomisë të tërheqë raportin mbi analizën e garancive për furnizimin me energji nga enti rregullator përkatës. Duket si diçka teknike, por është procedura e duhur për të mos certifikuar gazsjellësin tani. Pa këtë certifikim, “Rrjedha e Veriut” nuk mund të jetë funksional”, tha kancelari gjerman.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson deklaroi se Rusia kishte shkelur sovranitetin e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar. Ai shtoi se presidenti Putin është i prirur të shkojë drejt një pushtimi të plotë dhe për këtë premtoi një breshëri sanksionesh.

“Sot, Britania po sanksionon 5 banka ruse dhe 3 individë me të ardhura të larta. Çdo aset që ata zotërojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të ngrijë. Gjithashtu, individëve në fjalë do t’u ndalohet të udhëtojnë këtu, ndërsa qytetarëve dhe institucioneve britanike do t’u ndalohet të bëjnë biznes me ta”, u shpreh Johnson.

Johnson tha se kjo është vala e parë e sanksioneve, pasi të tjera janë në plan nëse situata përkeqësohet.

Nga ana tjetër, edhe Bashkimi Evropian u zotua se do të reagojë me unitet dhe vendosmëri, në solidaritet me Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026