Gjermania do të diskutojë mundësinë e marrjes së vaksinave ruse “Sputnik V”
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi të enjten se qeveria federale do të angazhohet në diskutime me Rusinë rreth mundësisë për të porositur vaksina “Sputnik V’.
Vaksina ruse aktualisht është nën shqyrtim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“I shpjegova për llogari të Gjermanisë Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë së BE-së, që ne do të diskutojmë në marrëdhënie dypalëshe me Rusinë, së pari për të kuptuar kur dhe çfarë sasish mund të dërgohen,” – tha ministri Spahn për radion lokale WDR.
Spahn tha se Komisioni Evropian ka njoftuar të mërkurën që nuk do të negociojë në bllok, në emër të 27 vendeve anëtare për marrjen e mundshme të vaksinave ruse.
Vaksina “Sputnik V” është shpërndarë tashmë në 59 shtete të botës, por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga EMA. Sipas raporteve të publikuara nga autoritetet ruse ka efektshmëri prej 91.6%.
Deklarata e ministrit të shëndetësisë vjen pak pasi udhëheqësit lokal të Bavarisë deklaruan se kishin rënë dakord për të marrë 2.5 milionë vaksina “Sputnik V”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta