Gjermania jep 400 milionë euro ndihma për përmbytjet
Të mërkurën kabineti qeveritar i Gjermanisë miratoi një paketë të ndihmës të menjëhershme për viktimat e përmbytjeve të javëve të fundit.
Kancelarja Angela Merkel dhe ministrat miratuan një paketë prej rreth 400 milionë eurosh, financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga autoritetet shtetërore për të ndihmuar njerëzit të përballojnë pasojat e përmbytjeve dhe të riparojnë disa nga dëmet.
Qeveria gjithashtu pritet të japë miliarda për fondin e rindërtimit, por përmasa e kësaj shume nuk dihet ende pasi po bëhet ende llogaritja e dëmit.
Duke vizituar qytetin Bad Muenstereifel që u godit rëndë nga përmbytja, Merkel tha se “do të bëjmë gjithçka… që paratë të vihen në dispozicion shpejt për njerëzit që s’u ka ngelur gjë tjetër veç rrobave të trupit”.
“Shpresoj që kjo të jetë punë ditësh,” shtoi ajo. Sa për përpjekjen afatgjatë të rindërtimit, sipas Merkel, rindërtimi i infrastrukturës do të kërkojë disa muaj, pasi shumë ura janë shkatërruar.
Të paktën 171 persona humbën jetën në Gjermani kur lumenjtë e vegjël dolën nga shtrati në përmasa të shumëfishuara pas reshjeve të dendura të shiut. 31 persona të tjerë vdiqën në Belgjikën fqinje, duke shkaktuar 202 viktima në total për të dyja vendet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta