Gjermania mirëpret armëpushimin SHBA–Iran, bën thirrje për negociata

23 Prill 2026 | 14:49

Gjermania përshëndeti vendimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump, për të zgjatur armëpushimin me Iran, duke i bërë thirrje Teheranit të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria gjermane theksoi se zgjatja e armëpushimit përbën një shans të rëndësishëm për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit. Berlini kërkoi nga autoritetet iraniane të dërgojnë një delegacion në bisedimet e planifikuara në Islamabad, me synimin për t’i dhënë fund programit bërthamor dhe për të ulur tensionet me Israel dhe vendet fqinje.

Duke komentuar kërkesën e Iranit për heqjen e sanksioneve perëndimore, Gjermania theksoi se çdo lehtësim do të varet nga hapat konkretë që Teherani do të ndërmarrë drejt një marrëveshjeje të negociuar.

“Nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, qeveria gjermane është e gatshme të punojë, në koordinim të ngushtë me partnerët, për një lehtësim gradual të masave kufizuese ekzistuese”, thuhet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026