Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi se qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2.
Baerbock u shpreh se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë, shkruan Reuters.
Deklarata e saj vjen pasi kryeministri i Polonisë kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.
Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City