Gjermania pranon të kompensojë 6.500 të mbijetuar të tjerë të Holokaustit
Qeveria gjermane ka rënë dakord të japë kompensim edhe për 6.500 të tjerë të mbijetuar nga Holokausti.
Kjo vendim u dha në Konferencën mbi “Kërkesat Materiale Çifute Kundër Gjermanisë”, e referuar edhe si Konferenca e Kërkesave.
Të mbijetuarit hebrenj tani do të fillojnë të marrin një pension të përjetshëm, mujor prej 375 euro.
Ata janë afërsisht 4.500 hebrenj që i mbijetuan rrethimit të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. 1.200 të mbijetuar janë nga Rumania dhe 800, të cilët jetuan të fshehur në Francë gjatë mbretërimit të terrorit nazist.
“Ky ishte një përparim historik,” tha Greg Schneider, nënkryetar ekzekutiv i Konferencës së Kërkesave, për marrëveshjen e re të negociuar të kompensimit me qeverinë gjermane.
Rrethimi i Leningradit, qytetit rus që tani quhet Shën Petersburg, zgjati gati dy vjet e gjysmë derisa ushtria sovjetike mundi të largonte gjermanët më 27 janar 1944.
Vlerësimet për numrin e të vdekurve ndryshojnë, por historianët pajtohen se më shumë se 1 milionë banorë të Leningradit vdiqën nga uria ose bombardimet ajrore dhe artilerie gjatë rrethimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta