Gjermania pret refugjatët ukrainas, mbi 2 mijë pritet të mbërrijnë në total
Një grup prej 134 refugjatësh ukrainas mbërriti në Frankfurt me avion nga Moldavia. Ata janë të parët e rreth 2.500 refugjatëve që pritet të mbërrijnë në Gjermani nga ish-republika sovjetike.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se në Evropë janë 14 mijë streha për të pritur refugjatët.
Brenda tre javësh, mbi 2 milionë refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Poloni. Kalimi i Medikës është populluar më shumë se kurrë. Agjencia e OKB për refugjatët, UNHCR, ka punuar me autoritetet lokale dhe shoqërinë civile për t’u siguruar mbështetje maksimale njerëzve.
Refugjatët me kërkesa të veçanta, si ata me aftësi të kufizuara dhe probleme shëndetësore janë në qendër të vëmendjes.
“Mbrojtja është thelbësore. Kryesorja është që njerëzit që largohen nga situata të rrezikshme, ku jeta e tyre ka qenë në rrezik, të kenë akses në ambiente të sigurta. Por ata kanë edhe nevoja të tjera që kërkojnë vëmendje. Kur mbërrijnë, disa prej tyre mund të kenë probleme të caktuara të cilat duhen marrë parasysh. Po shohim shumë njerëz me aftësi të kufizuara që po vijnë. Ata kërkojnë asistencë të posaçme dhe madje trajtim mjekësor”, u shpreh Shabia Mantoo, zëdhënëse e UNHCR-së.
Ndërkohë, tre herë në javë, një tren i posaçëm i hekurudhave gjermane niset nga Berlini për të çuar ndihma për qytetarët që kanë mbetur në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë
Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur
Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 15:29 GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
- 15:16 Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë
- 15:13 Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar