Gjermania tërheq trupa nga Lindja e Mesme, evakuohen stafi i ambasadës gjermane në Bagdad

6 Mars 2026 | 19:54

Gjermania ka tërhequr trupa shtesë të Bundeswehr-it nga Lindja e Mesme, ndërsa personeli nga ambasada gjermane në Bagdad po transferohet në Jordani. Sipas Rrjetit RND, për shkak të përshkallëzimit të ri në rajon, ushtarët e stacionuar në Bagdad po tërhiqen, si dhe anëtarët e stafit të ambasadës gjermane në kryeqytetin irakian.

Siç raporton Reutters, qeveria federale informoi kryetarët e komisioneve përkatëse të Bundestagut më herët sot për këtë lëvizje.

Ushtarët dhe punonjësit e misionit diplomatik gjerman do të transferohen në Jordani, ku janë të stacionuar dy avionë transporti ushtarak A400M, të cilët do t’i riatdhesojnë ata.

Ushtarët e Bundeswehr-it janë kthyer tashmë në Gjermani nga Bahreini, ndërsa po bëhen përgatitje për tërheqjen e forcave nga Kuvajti, si dhe nga UNIFIL në Liban.

Gjatë fundjavës, sulmet iraniane shënjestruan kampe shumëkombëshe në Irakun verior dhe Jordani, të cilat gjithashtu strehojnë forca të Bundeswehr-it. Përpara sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, më shumë se 500 ushtarë gjermanë shërbenin në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Zvicra po e mban të hapur ambasadën e saj në Teheran, me gjashtë shtetas zviceranë dhe 18 staf vendas. Megjithatë, katër shtetas zviceranë u larguan nga Irani të martën e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026